Nezir Muharrem Muharremi

Sociale

Nezir Muharrem Muharremi

Nga: Fatmir Çitaku Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:08
Nezir Muharrem Muharremi

Nezir (M) Muharremi një strateg, njeriu që dha shumë për ngritjen e vetëdijesimin dhe rrugëtimin për çështjen kombëtare, i cili për shkak të veprimtarisë e ndodhive të rrugëtimit të tij ai zbulohet nga UDB-ja e Beogradit, ku nga reprezaljet e asaj kohe ai detyrohet ta ndërrojë mbiemrin:
Në vazhdimësi ai do të marrë emrin e babagjyshit, Ahmetit për mbiemër të vetin. Pra, do të thirrej Nezir Ahmeti.

Nezir Muharrem Ahmeti u lind më 01. 01. 1930 në fshatin Batahir të Shalës së Bajgorës. Ai ishte fëmija i tretë me radhë i Muharrem dhe Zyhra Muharremit. Shkollën fillore e vijoi në fshatin Batahir, në vendin ku edhe më parë ishte shkollë mejtepi. Po ashtu mësimet i vazhdoi edhe në odën e Gani Cerajës, në Cerajë, te mësuesi Tahir Doli, ndërsa pjesën tjetër të shkollimit e vazhdoi dhe e kreu në Mitrovicë.

Neziri ishte nxënës i shkëlqyer. Pas luftës së Dytë Botërore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Mitrovicë, ku si 20- vjeçar ishte edhe kryetar komune në fshatin Vllahi. Në vitin 1954 është martuar me Hajrije Miftarin, me të cilën kanë vazhduar jetën në Mitrovicë dhe kishin 5 fëmijë. Po në atë vit Neziri është punësuar si kontabilist në Fabrikën e Tjegullave në Mitrovicë. Në fillim të viteve ’60, ai e kreu Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë. Nga viti 1964 punoi si drejtor komercial në Fabrikën e Tjegullave. Po në atë vit e regjistroi fakultetin ekonomik në Beograd, ku në fund të viteve ‘60 diplomoi. Në vitin 1970 bëhet drejtor gjeneral (shqiptar i pari) në Fabrikën e Tjegullave.
Pas këtij emërimi si duket kundër emërimit të tij, fillojnë disa pakënaqësi, derisa dalin disa lojalist pro serb, dhe vet serbët e Mitrovicës që synonin ta mbanin atë post, dhe me direktivën që kishin serbët me Beogradin Nezirit i bëjnë një kurth, duke e luajtur lojën e tyre, që ta dërgonin në pushime në Mal të Zi, dhe me atë udhëtim edhe ta eliminonin. E gjithë kjo lojë e pushtetit në Mitrovicë erdhi nga një mbledhje që ishte mbajtur në Beograd, ditë më parë, ku dhe që nga atje marrin vendim që Nezirin me familje ta dërgojnë në Pushime në Mal të Zi. E njëjta lojë u luajt si edhe me shumë intelektual shqiptar që në atë kohë ndiqeshin nga UDB-ja e Beogradit, që ishte instaluar në Kosovë për ndjekjen dhe eliminimin e veprimtarëve shqiptar, e sidomos ata që ishin të shkolluar. Ky fat i zi e ndjek edhe Nezir Muharremin.

Më 31.08.1971, pas pushimeve që ishte në Ulqin, ditën duke u kthyer për në shtëpi, gjatë rrugëtimit nga Ulqini për në Mitrovicë, ai me familje ndalon në qytetin e Podgoricës, ku pas darkës, në një restorant të atij qyteti helmohet, dhe në mungesë të ndihmës ai vdes, ishte në moshën 41-vjeçare.

Nata e asaj mbrëmje kur ai hyn në atë hotel, mënyra e pritjes dhe e rezervimit të tavolinës, servimi i ushqimit dhe menyja e ushqimit, lënë për të kuptuar se ai kishte qenë i përcjellur dhe çdo gjë kishte qenë e përgatitur për ta helmuar, ku edhe momenti për të reaguar ndihma e shpejt kishte qenë i vonuar, dhe si shkak i kësaj ai edhe përfundon me fatalitet në Titogradin e atëhershëm, që sot quhet Podgoricë.
E gjithë historia e kësaj fatkeqësie len për të kuptuar se Neziri ishte nën vëzhgimin e dirigjimit të armikut, e kuptuar se në kohen kur thirret ndihma e shpejt nuk lajmëroheshin, dhe kishte ndërprerje të sinjaleve të telefonit nga ai hotel, se kishte asnjë ndihmë nga pronari i hotelit, e aq më keq të tentonte dikush ta ndihmonte, derisa vetëm e shoqja me fëmijët mundohej t’i gjente shpëtimin, tragjedia edhe më e madhe ishte se nuk kishe nga kush të kërkoj ndihmë.

Familjarët që ishin me të, gruaja, djali dhe vajza, ishin nën mëshirën e kohës, andaj edhe Nezir Ahmeti vdiq, në rrethanat në të cilat ishte e kuptueshme se ishte një atentat.
Edhe me ardhjen në Kosovë, edhe pas vdekjes e varrimit të tij, familja se pat mundësin asnjëherë ta zbuloj të vërteten për shkak të regjimit, ku edhe pse u dit e vërteta regjimi serb së lente të hulumtohej e të dilte e vërteta në pah, edhe pse shumë intelektualë, qytetarë e veprimtarë të Mitrovicës gjithnjë kanë dyshuar dhe kanë qenë të bindur se dora e zgjatur e regjimit serb kishte qenë vrastarja e Nezir Ahmetit.
E vërteta edhe sot e asaj dite është mbet në heshtjen e institucioneve e rrethanave që kaloi Kosova nëpër këto vite mjerimi.

Lavdi jetës e veprës së njeriut të rrugëtimit të arsimit dhe të çështjes kombëtare; njeriut të virtytit e të sakrificës për ta ngritur vendin, duke i dhënë prioritet gjithnjë vendlindjes e Mitrovicës së minatorëve, që mbanin gjallë tërë Kosovën, që serbët kaherë donin që të mbetej pronë e tyre dhe e shtetit të Serbisë fashiste, kriminele dhe vrastare.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Pushoftë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat