Serbia eksportuese e terrorizmit / Gjatë luftës, serbët i përdorën shqiptarët për eksperimente me bomba radioaktive, helme kimike...

Sociale

Serbia eksportuese e terrorizmit / Gjatë luftës, serbët i përdorën shqiptarët për eksperimente me bomba radioaktive, helme kimike...

Nga: Agim Vuniqi Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:48
Shqiptarët e thyer shpirtërisht nga krimet serbe në Kosovë. Përpos vrasjeve, dhunimeve, gjymtimeve, dhe dëbimit, Serbia kishte kryer eksperimente me trupat e shqiptarëve

Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe.

Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten"

Zgjedhjet për presidentin serb dëshmuan se Serbia nuk kishte lëvizur asnjë pëllëmbë nga politika militariste e kriminelit nr. 1 në botë Millosheviqit, sidomos kjo shprehej "ashiqare" në minoritetin serb në Kosovë që votoi për radikalët.

“Dora e zezë” organizatë terroriste serbe

Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e terrorizmit global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete dhe terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit që ishte vrasja më e madhe e realizuar nga një organizatë terroriste që shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore.

Në një artikull të Michael Shackelford të titulluar "The Black Hand, the secret Serbian Terrorist society", jep detaje për shtrirjen e terrorizmit serb. Fillet janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të Bosnjë e Hercegovinës nga AUSTRIA. Shumë njerëz disa syresh të ranguar në pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin në hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete "Narodna Odbrana" (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të rekrutonte dhe ushtronte partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbisë dhe Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorën një propagandë antiAustriake dhe organizuan spiunë dhe sabotues për të operuar brenda krahinës (provincës) së perandorisë.

Kjo organizatë terroriste e fshehte karakterin e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë, duke u përpjekur ta paraqiste veten si organizatë kulturore. Propaganda e fuqishme, por edhe ndihma shumë e madhe e ushtrisë, e xhandarmërisë dhe qeverisë serbe (në prapavijë Rusia) mundësoi krijimin e organizatës së parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e "Dorës së Zezë". Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj, 1911 për të formuar “Ujedinjenje ili smrt” (bashkimi apo vdekja), e njohur gjithashtu si “Dora e Zezë”. Qëllimi kryesor i grupit ishte formimi i Serbisë së madhe, duke shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Dora e Zezë bënte trajnimin e guerilës dhe sabotuesve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 celulave, organizativisht degëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate ishte dhjetëshja udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas here me më shumë ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinj betoheshin "...para Zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para Zotit, në nderin dhe jetën time që do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë së bashku me veten". Grupet satelite u formuan në Sllavoni, Bosnje ë Hercegovinë dhe Istër. Grupi i Bosnjës u emërua Mlada Bosna (Bosnja e Re). Puna e "Narodna Odbrana" (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më 1909 Austria bënte presion furioz në qeverinë serbe për ta ndalë rebelimin. Rusia nuk ishte tërësisht e gatshme të qëndronte prapa Serbisë pasi që gjërat do të vinin në "shutdoën", kështu që Beogradi jashtë vullnetit ishte forcërisht i shtyrë të lëshojë pe.

Rindërtimi i ekipeve terroriste nga Millosheviçi

Millosheviqi ishte ai që riaktivizoi dhe instrumentalizoi këtë formë të organizimit terrorist që kontrollohej drejtpërsëdrejti nga ai, duke krijuar lidhjet institucionale me ushtrinë jugosllave dhe policinë federale të ish RSFJ-së, duke zbatuar strategjinë e "tokës së djegur" dhe duke bërë lëvizje të dhunshme të popullatës përmes spastrimeve etnike që realizoheshin nga organizatat terroriste si "Beretat e Kuqe", Tigrat…, të udhëhequra nga Legia, Arkani, Shesheli, Kapetan Dragani etj., aksionet e të cilave koordinoheshin nga ushtria dhe "MUP-i" Federal dhe ai i Serbisë.

Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Indoktrinimi me ortodoksizmi fundamentalist kishte shtrirje të gjerë, ushqehej vazhdimisht edhe nga emigracioni serbë dhe ishte drejtpërsëdrejti i lidhur me qeverinë serbe. Dora e krimit shtrihej edhe në Evropë duke vrarë ata që politikisht i kundërviheshin terrorizmit serb si vrasja politike e vëllezërve Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Gjermani, atentati mbi Enver Hadrin në Belgjikë e shumë vrasje politike në Kosovë, duke mos kursyer edhe oponentët politikë si: Çurulia, Kundak, Stamboliq etj. Propagandimi i krimit dhe terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe pa përjashtim, aty këtu dëgjohej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që ishte "zë nga shkretira" për sjelljet devijante të shoqërisë serbe. Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi "edukonte" dhe indoktrinonte popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohej edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në përqindje dhe urrejtje kundër të tjerëve ishte në shkallë shumë të lartë dhe se indeksi i urrejtjes kundër shqiptarëve arrinte edhe në 92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në një shoqëri multietnike, kërkesë imediate e BE-së. Vrasja me thikë e kryeministres suedeze Lind nga një serb ishte dëshmi e kohës se sa kishte shkuar larg krimi dhe terrorizmi serb.

Pozicioni i përafërt i diplomacisë ruse me atë të Francës dhe të Gjermanisë (ishte refleksion i interesave të përbashkëta afariste-kredi bankare, ndërtimtari dhe riparime, kapnin vlerën prej dhjetëra miliardë dollarësh) gjatë luftës në Irak, ishte shkasë për ftohjen e marrëdhënieve diplomatike me partnerët e koalicionit SHBA-Britani e Madhe, me ç'rast Rusia shfrytëzoi raportet e rikrijuara në marrëdhëniet ndërkombëtare duke rikthyer Federatën Serbe dhe Malazeze në gati të gjithë organizmat ndërkombëtar. "Terapia ruse" nuk ishte e mjaftueshme për politikën dhe diplomacinë serbe, e zhytur thellë në "ujërat e pista", ngase krimi dhe korrupsioni kishte përfshirë thellë shoqërinë serbe, që kulmoi me vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Qeveria aktuale shfrytëzoi gjendjen e jashtëzakonshme për të eliminuar oponentët politikë, por edhe për të shfrytëzuar pushtetin për interesa individuale dhe klanore. Zgjedhjet për presidentin serb dëshmuan se Serbia nuk kishte lëvizur asnjë pëllëmbë nga politika militariste e kriminelit nr. 1 në botë Millosheviqit, sidomos kjo shprehej "ashiqare" në minoritetin serb në Kosovë që votoi për radikalin nr.2 Nikoliqin.

Eksperimentimi me shqiptarë në vend të minjve

Një shkrim i botuar më herët në mediat në Kosovë, lidhur me rastin e eksperimentimit me shqiptarë në vend të minjve nuk shkaktoi ndonjë shqetësim në opinionin shqiptarë, kjo ngase ishte pritur me skepticizëm dhe dyshim një informatë e tillë, sigurisht edhe për shkak të mosëzbardhjes së burimit të informacionit dhe identifikimit të personit që kishte plasuar informatën. Personi që kishte dhënë të dhënat (më poshtë në tekst), të cilat është vështirë të verifikohen, por të njëjtat mund t'i hulumtojë komisioni profesional dhe i pavarur që do ta autorizonte Gjykata ndërkombëtare për krime lufte, në Hagë, e formuar enkas për hulumtimin e rasteve ku është shkelë e drejta ndërkombëtare dhe është kryer krimi kundër njerëzimit. Safet Pashagiqi është boshnjak, nga Velika Klladusha, gjatë luftës në Bosnje ka operuar në Krahinën e Cazinit, ishte komandant i sigurimit të Fikret Avdiqit, ishte epror ushtarak në APJ, jeton në shtetin Georgia të SHBA-së. Biseda është zhvilluar në bazën ushtarake në Fort Polk të Luzianes, gjatë stërvitjes ushtarake që ka shërbyer për trajnimin e ushtarëve amerikanë dhe dislokimin sa më të suksesshëm të forcave amerikane në kuadër të KFOR-it. Vendin të cilin e përshkruan personi në fjalë e përshkonte hekurudha nëntokësore, ku ishte stacionuar treni i kaltër (që nga periudha e diktatorit komunist Tito).

Autori ka kërkuar nga S.P. (Pashagiq) i cili gjatë luftës ishte komandant i sigurimit në njërën nga territoret e banuara me boshnjak që t'i bëjë publike këto të dhëna, por ai nuk ka pranuar nga rreziku se po që se kuptohet identiteti i tij do të ekzekutohet nga shërbimi sekret serb, prandaj autori bart përgjegjësinë për të gjitha detajet e bisedës, e që janë interpretim i shënimeve të autorit që i ka marrë nga bashkëbiseduesi, në prezencën e tij, duke shpresuar se kështu do të ndihmohet në zbardhjen e fakteve për të zhdukurit.

Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve. Në kuadër të institutit i cili gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA janë të vendosura laboratoriume, dhe atë në katet e poshtme, personi që ka dhënë shënimet ka punuar në katin e 7 nën dhe, dhe supozon të ketë edhe 5 kate të tjera në të cilët, hyrja ka qenë rreptësishtë e ndaluar.

Në bazë te bisedës që ka patur me një instruktorë serb, të cilin ai dhe një ushtarak tjetër e kanë dehur më parë, ka pohuar se në laboratoriumet e institutit është eksperimentuar me shqiptarë në vend të minjve, sidomos gjatë eksperimenteve në radioaktivitet duke shqyrtuar efektet radioaktive në njerëz (të rrezeve X, ultraviolete, gama etj). Pas eksperimentimeve është bërë edhe asgjësimi i kufomave (?)

Instituti është i lidhur me korridore të fshehta nëntokësore me Spitalin ushtarak VMA në kuadër të të cilit punonte shkolla për mbrojtje kundërdiversante "KDZ" (në të cilën bëhej trajnimi i vijuesve dhe ku mësoheshin detektorët rëntgen, ndezësit e eksplozivëve diversantë, materiet ndezëse, helmet e luftës-nervor (imperit). Rëntgenët punonin në principin e bombave radioaktive me elemente radioaktivë. Para hyrjes nga ana e prapme ishte e vendosur magazina me municion shkollor dhe gjësende të tjera jo të rëndësishme, më pastaj është një hapësirë e gjelbëruar dhe e kufizuar me tela gjembor, përgjatë të cilës në brendi shihen qentë e trajnuar dhe që janë vazhdimisht në lëvizje, kjo pjesë përcillej edhe me kamera nga brenda (nga kjo anë nuk ishte parë të hyjë apo të dal ndokush, detaje që krijonin përshtypje nga jashtë- si të zakonshme, por që ishin tepër sekrete). Ai supozon se tunelet nëntokësore përfshijnë një sipërfaqe relativisht të madhe, ndërsa ndërtimet janë kryer që nga koha e Titos, dhe qasje në to kanë pasur vetëm personat shumë të besueshëm. Supozohet gjithashtu se fillet e manipulimit me personat e zhdukur shqiptarë kanë gishtin tregues këtu, dhe dyshon se me shumë të burgosur shqiptarë (që konsiderohen të zhdukur) është eksperimentuar dhe se kufomat e tyre janë asgjësuar (?).

Serbia nuk ia dorëzoi dokumentet kyçe Tribunalit të Hagës

Shumë ngjarje nga Kosova nuk janë ndriçuar ende, meqë për këtë mungon vullneti i zyrtarëve serb, është vështirë sidomos të zbulohen dokumente relevante për krimin serb, disa nga ato që u zbuluan në varrezat e Batajnicës, dhe "afera" e frigoriferëve me kufoma mbesin rastet më monstruoze të krimit serb, e për të cilat ende nuk janë zhvilluar hetimet.

Karla Del Ponte kishte akuzuar qeverinë serbe para Këshillit të Sigurimit se nuk po bashkëpunonte mjaft me Tribunalin. Në raportin vjetor që kishte parashtruar në New York për punën e prokurorisë së Hagës, ajo theksonte që kishte arsye të besonte se "nga 17 të kërkuar që janë në ikje, më tepër se gjysma në mesin e tyre edhe Ratko Mladiqi janë të vendosur në Serbi e Mal të Zi".

Në gjykimin e Slobodan Milosheviqit, si dhe në të tjerat, mungonte vullneti i pushtetit t'i dorëzonte dokumentet kruciale, të cilat do të ofronin fakte për përfshirjen e ish pushtetit të Beogradit në vrasjet e kryera në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Del Ponte kishte kritikuar edhe Republikën Serbe zyrtarët e së cilës siç tha ajo nuk kishin burgosur asnjërin nga të ikurit e akuzuar. Radovan Karaxhiqi është i njohur për atë që ndërron vendet duke lëvizur në mes të Republikës Serbe dhe Malit të Zi, thoshte Del Ponte dhe shtonte se zyrtarët e RS fshehin arkivat, të cilat u duhen Tribunalit. Si duket ka elemente me ndikim në policinë dhe ushtrinë e RS të cilat u ofrojnë përkrahje dhe mbrojtje aktive të ikurve dhe të akuzuarve për krime lufte.

Po të mos ishte SHBA-ja dhe aleati i saj besnik Britania, sot të gjitha arat e Kosovës do të ishin me varreza masive. Millosheviqi i përkëdheluri i Moskës ngrihte dolli në Beograd me priftërinjtë rus, nga të cilët kishte bekimin për të djegur Kosovën në emër të ortodoksizmit, të njëjtën gjë nuk harroi ta ripërsëriste popi Amfilohije gjatë varrimit të kryeministrit të vrarë serbë Gjingjiq, duke vajtuar për eshtrat e shumë xhelatëve serbë, duke derdhur "lot krokodili" për popullin irakian dhe duke sulmuar Amerikën.

Klithma serbe në demonstratat e Beogradit "Slobo-Sadame", tregues i lidhjeve serbe me terrorizmin global

Serbia, e cila kishte një bashkëpunim ushtarak me Irakun, Liberinë dhe Libinë, ua shiste armatimin jo vetëm konvencional dhe ishte eksportuese e drejtpërdrejtë e terrorizmit. U bënë publike edhe kontraktimet që kishte Serbia me Irakun pas burgimit të Sadam Hyseinit. Bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak në mes të këtyre vendeve daton që nga koha e diktatorit komunist jugosllav Tito, shumë nga punët ndërtimore, të kontraktuara, i ka vazhduar regjimi i Millosheviqit, ngase qeveria serbe u pranua nga shumë vende si pasuese dhe "trashëguese" e ish-Jugosllavisë. Dihet publikisht se shumë nga korridoret nëntokësore dhe tunelet në Irak i kanë ndërtuar sipërmarrësit serbë. Prandaj, ishte e natyrshme klithma serbe në demonstratat e Beogradit "Slobo-Sadame", ky ishte treguesi më real i lidhjeve serbe me terrorizmin në përmasa globale.

Diktatori, i cili u ndëshkua disa herë për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës irako-iraniane (duke përdorur helmet kimike për shkatërrimin e njerëzve masovikisht) dhe gjatë invazionit në Kuvajt, për të qeverisur me rezervat e naftës për të forcuar pozitën e tij në Lindjen e Afërt, ngase Iraku shumë shpejtë do të shtrinte ndikimin dhe do të eksportonte dhunë edhe në shtetet e përafërta si Arabia Saudite, Siria, Jordani, Irani, Turqia, duke shfrytëzuar sferat e ndryshme të shteteve për rreth, ato të ndikimit rus dhe frëng, më në fund u dorëzua turpësisht, ashtu siç kishte kriminalizuar popullin irakian gjatë qeverisjes brutale diktatoriale. Lidhur me ngjarjet rreth luftës në Irak, laureati i shpërblimit Nobel Imre Kërtës konstatonte që në emër të shkaqeve të politikës ditore shfryhen ndjenjat antiamerikane, me pasoja afatgjata. "Mendoj që Evropa jeton me vetëdije të rrejshme" vlerësonte Kërtesi dhe shtonte se "ajo bëhet se Unioni Evropian nuk është bashkim eksploatimi, dhe se vetëm SHBA eksploaton botën dhe krijon globalizimin". Duke konstatuar se "edhe Evropa këtë e bën dhe se zhvillimi i saj jetësor përqendrohet në ato përparësi që i kishte marrë nga bota e tretë, e katërt dhe e pestë", ai këtë ë plotëson me konstatimin se "këtë e konsideron krizë ashtu që inteligjencia e majtë këtë nuk e merrë parasysh". Kërtesi konkludon se "pa SHBA nuk do të arrihej çlirimi nga diktatura e Hitlerit dhe Stalinit".

Në paraqitjen televizive premieri britanik Bler e bëri publike i pari zënien e Sadamit. Më herët ai pat deklaruar se në luftë janë angazhuar trupat ushtarake të të gjitha njësive përfshirë aviacionin dhe këmbësorinë. Largimi i Sadamit do të thoshte mirëqenie për popullin e Irakut. Katër milionë Irakian janë në ekzil, 60 për qind popullsisë varet nga ndihma në ushqim, me mijëra fëmijë vdesin në vjet për shkak të mungesës së ushqimit dhe sëmundjeve, ndërsa me qindra mijëra janë të larguar nga shtëpitë e tyre apo janë të vrarë. Kjo porosi e Blerit u përçohej irakianëve Ne jemi me ju, ju nuk jeni armiqtë tanë, por janë liderët tuaj barbar, thoshte Bleri. Mesazhi i Blerit jep shpresë, që njerëzit të besojnë në liri dhe demokraci dhe se diktatorët nuk mund të fshihen më pas sovranitetit shtetëror, ashtu që krimi do të gjykohet gjithsesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat