“Më akuzojnë se fle me kushëririn”/ Historia e pazakontë e gruas nga Shqipëria

Sociale

“Më akuzojnë se fle me kushëririn”/ Historia e pazakontë e gruas nga Shqipëria

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim nga emisioni

“Nga  Lushnja që mos qofsha! Në fshat më thonë se fle me kushëririn”, kështu e nisi prezantimin e saj Etleva e cila vjen nga fshati Toshkëz i Lushnjës ishte këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo thirri në një seancë ndërmjetësimi kushëririn e saj Serjanin pasi prej kohësh në fshat e akuzojnë se ajo ka një marrëdhënie intime me të. Etleva ka pranuar që Serjani të jetojë në shtëpinë e saj, pasi ky i fundit  ishte në një gjendje të keqe ekonomike.

Fjalët e bashkëfshatarëve e kanë bërë Etlevën t’i kërkojë Serjanit të largohet, pasi ajo ka edhe familjen e saj, është e martuar dhe ka katër fëmijë. Sipas saj, Serjani ka shumë probleme, por ajo nuk e ndihmon dot më. Ajo shprehet se do ta heqë këtë “njollë” ndaj edhe ka ardhur në emision.Etleva: Rasti im është që unë kam ardhur në seancën e ndërmjetësimit që të heq një njollë. Serjan Malia është kushëriri im.

Eni Çobani: E thatë, e keni kushëri të tretë.

Etleva: Po. Fshati, tani se jemi të dy…

Eni Çobani: Nga kush fshat jeni ju?

Etleva: Unë vij nga fshati Toshkëz, Lushnje. Njerëzit më thonë që kur dal me Serjanin, dolën të dy, dashnori me dashnoren.

Eni Çobani: Është e vërtetë, Serjan?

Serjan: Po, shumë e vërtetë.

Etleva: Serjani ka probleme shumë të mëdha por ai kërkon ti zgjidh unë, por unë nuk i zgjidh dot sepse jam grua e martuar, kam katër fëmijë, kam edhe unë jetën time, të ardhmen time, nderin tim, repsektin tim, gjithçka që unë kërkoj të heq një njollë të zezë nga kjo gjë.

Ardit Gjebrea: Më fal pak, burrin e ke në shtëpi?

Etleva: Jo, në Itali.

Ardit Gjebrea: Prandaj del me Serjanin?

Etleva: Po. Tani çfarë duhet të them unë? Unë i drejtohem Serit, i nderuar Seri, Etleva të ka mbajtur, të ka respektuar si vëlla, ke pasur halle e gjithçka që ti i ke qarë me mua, por unë nuk kam më mundësi të të mbaj.

Eni Çobani: Po ku rri Seri? Rri në shtëpinë tënde vërtet?

Etleva: Po, rri në shtëpinë time, ha e pi e lahet sepse nuk ka shtëpi, është në një dhomë 2 me 2, është në një gjendje që nuk fle as kafsha e egër në atë dhomë.

Eni Çobani: Fle tek ti pra?

Etleva: Fle tek unë.

Ardit Gjebrea: Por jo në dhomë me të?

Etleva: Jo, në dhomë me mua jo, fle në kuzhinë.

Eni Çobani: Dhomën e ndan ajo se ku, por njerëzit që e shikojnë kur del…

Etleva: Tani, unë kërkoj që të heq një njollë të zezë.

Eni Çobani: Kjo është një detyrë e vështirë, nuk e kam pasur ndonjëherë në 11 vjet që të heq edhe njolla,  megjithatë, ju çfarë konsideroni njollë? Opinionin?

Etleva: Opinionin pra.Etleva dhe Serjani, dy kushërinj nga Lushnja akuzohen në fshatin e tyre se kanë një marrëdhënie. Etleva shpjegoi në “Shihemi në Gjyq”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan se për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet Serjani, ajo ka pranuar që ai të jetojë në shtëpinë e saj. Bashkëshorti i Etlevës ndodhet në Itali, ndërsa të dy janë bërë shënjestra e opinionit të bashkëfshatarëve.

Etleva i kërkon Serjanit të largohet nga shtëpia, por ai vijon të kërkojë përkrahjen e saj. Kushërira i thotë se ajo ka një jetë bashkëshortore dhe është familjare e kësisoj është e pamundur diçka e tillë, ndërkohë që Serjani ngul këmbë në të tijën.

Eni Çobani: Keni ndonjë lidhje ju përveç asaj që u fol këtu si kushëri i tretë?

Serjan: Po, kushëri i tretë. Njerëzit mund të flasin si të duan, unë s’dua t’i dëgjoj fare, ja Etleva e di shumë mirë. Shkojmë për kafe, si kushërinj, as si dashnor, as si dashnore. Mua më thonë edhe njerëzit e shtëpisë, babai, njerka ime më ka nxjerrë në rrugë të madhe. Ajo po më përkrah, prandaj dua përkrahjen e asaj sot.

Eni Çobani: Përkrahjen ta ka dhënë ajo, por nuk ta jep dot më thotë.

Etleva: I nderuar Seri, përkrahja ime ka kufi.

Serjan: Po ku do gjej unë zgjidhje? Nga bashkëshortja jam ndarë, babai tokën ma ka shitur, ma ka marrë Xhemilja, ku do gjej zgjidhje me tërë këto probleme që kam? E vetmja zgjidhje ti je. Vëlla, motër ty të kam.

Serjani dhe Etleva janë kushërinj, por edhe fqinj. E vetmja gjë që i ndan është një kanal. Serjani nuk ka përkrahje nga familja e tij, por Etleva thotë se nuk mundet dot më.

Etleva: Ai ka hallet e tij, por unë nuk i zgjidh dot zonja Eni. Unë jam njeri, jam grua, jam bashkëshorte, edhe unë kam hallet e mia e nderuar, çfarë të bëj unë?

Eni Çobani: Çfarë ke bërë ti deri më sot?

Etleva: Unë kam bërë kaq, e kam mbajtur si vëlla. E kam mbajtur me bukë, ka dashur të lahet, le të lahet, po tashi ç’duhet të bëj unë më tej se unë jam me burrë? Burri mund të vijë nga Italia, ky thotë “hajde më përkrah mua, më mbaj mua se po vjen dimri”. Si t’i them unë këtij tani, “hajde ta lë burrin mënjanë dhe hajde se do të të fus ty në krevat?” Kjo u pa puna tani, ai duhet të logjikojë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat