Zbulohet në një varr një thesar i çmuar

Speciale

Zbulohet në një varr një thesar i çmuar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:25
Thesari i çmuar

Një thesar i çmuar është zbuluar në varrin e një princese të lashtë nga Krimea, që besohet se daton në kohën e Krishtit. Arkeologët thonë se gruaja e pasur ka jetuar në shekullin e parë.

Në varrin e saj u gjet një kurorë magjepsëse me tetë gjethe ari. Princesha ishte zbukuruar me stoli prej ari për në jetën e përtejme, përfshirë vëthë, varëse dhe pllaka ari në mëngët e saj. Në varr u gjetën gjithashtu dy pllaka floriri për sytë, të cilat ishin pozicionuar në gjoksin e saj, një detaj që ka vënë në pikëpyetje arkeologët.

Normalisht, varret e skifëve përbëhen nga disa skeletë, por në rastin e gruas në fjalë u gjet vetëm një skelet, që tregon statusin e saj të lartë në shoqërinë e lashtë, në gadishullin e Detit të Zi. Në total, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, në varr u gjetën 140 sende.

Shumë prej varreve në Ust-Alminsky, që ndodhet në gadishullin e Krimeas së aneksuar nga Rusia 5 vjet më parë, janë grabitur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat