“Mayfly” daneze përzgjidhet insekti i vitit 2021

Speciale

“Mayfly” daneze përzgjidhet insekti i vitit 2021

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:09
“Mayfly” daneze

“Mayfly” daneze është përzgjedhur si Insekti i Vitit 2021 nga një grup shkencëtarësh që përfaqësojnë Institucionet Kërkimore të Europës Qendrore.

Insekti, emri shkencor i të cilës është Ephemera danica, është i famshëm për jetëgjatësinë e tij të shkurtër. Ai ka vetëm disa ditë për të fluturuar, çiftuar dhe bërë vezë të reja para se të ngordhë. Kjo ndodh sepse insekti nuk zhvillon pjesën e gojës dhe nuk i ka as zorrët funksionale.

Insekti është një nga 140 speciet që jetojnë në Europën Qendrore dhe megjithëse përshkruhet si danez, është i njohur deri në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

“Ajo që e bën këtë ins unik është cikli i saj jetësor, nga veza e hedhur në ujë deri te insekti i aftë për fluturim dhe çiftëzim, i cili pas disa ditësh nuk jeton më,” – tha Thomas Schmitt, kryetari i komisionit të ekspertëve nga Gjermania, Austria dhe Zvicra që e përzgjodhën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat