Arkeologët identifikojnë muralin ku paraqitet një perëndi në formën e merimangës

Speciale

Arkeologët identifikojnë muralin ku paraqitet një perëndi në formën e merimangës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:10
Peru

Arkeologët në Peru kanë identifikuar një mural 3,200-vjeçar të pikturuar në anën e një tempulli antik që mendohet se paraqet një perëndi në formën e merimangës, perëndi ky që ndërlidhet me shiun dhe pjellorinë.

Murali u zbulua vitin e kaluar pasi zona ku ishte u shkatërrua nga fermerët lokalë duke u munduar t’i zgjeronin plantacionet, shkruan Guardian. 

Ekspertët besojnë se ajo u ndërtua nga njerëz që i përkisnin kulturës së quajtur “Cupisnique”, e cila ishte e zhvilluar para më shumë se 3,000 vjetësh.

Arkeologu Regulo Franco Jordan ka thënë se lokacioni strategjik i tempullit afër lumit, i ka çuar studiuesit të besojnë se ka qenë tempull i dedikuar për perënditë e ujërave.

Merimanga perëndi nuk është i vetmi art që u gjet në Peru muajt e fundit. Vitin e kaluar, u gjet forma e një maceje gjigante.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat