Unaza e diamantit me dy ngjyra pritet të shitet në ankand për 53 milionë dollarë

Speciale

Unaza e diamantit me dy ngjyra pritet të shitet në ankand për 53 milionë dollarë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:14
Unaza e diamantit 15.81 karat

Një unazë e përsosur diamanti me ngjyrë të kombinuar vjollce-rozë pritet të shitet për mbi 53 milionë dollarë, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s.

Unaza e diamantit 15.81 karat do të jetë shitja kryesore e shtëpisë së famshme të ankandeve në Hong Kong, që pritet të ndodh më 23 maj.

Diamanti sipas vlerësimeve zyrtare, do të jetë më i madhi i llojit të tij, që do të hidhet në ankand.

Guri shumë i çmuar njihet si diamanti “Sakura” që është një fjalë japoneze e përdorur për një lule çershie e cila çel për një periudhë shumë të shkurtër, vetëm në fillim të pranverës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat