Real Madrid-Ajax, formacionet

Sporti

Real Madrid-Ajax, formacionet

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Real Madridi synon t’i mbajë gjallë shpresat për një titull këtë sezon, duke qenë se është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe ngel 12 pikë prapa rivalit dhe liderit të La Ligës, Barcelonës.


Për ta bërë këtë, Los Blancos duhet ta kalojnë pengesën e quajtur Ajax në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 2:1 si mysafir në Amsterdam, Real Madridi është buzë arritjes në çerekfinale të kësaj gare për herë të nëntë radhazi.
Kampioni në fuqi evropian i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër kundërshtarit holandez, edhe pse për herë të fundit në vitin 2995.
Përkundër kësaj, presioni është në trajnerin Santiago Solari, sepse skuadra e tij i ka humbur tri ndeshje radhazi në Bernabeu, përfshirë dy kundër Barcelonës.
Reali do të jetë pa kapitenin Sergio Ramos, i cili është i suspenduar pasi UEFA e pezulloi me dy ndeshje mos lojë për marrjen e një kartoni të verdhë me qëllim. 
Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Ajaxit në Santiago Bernabeu nis në orën 21:00.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat