I forti i Kosovës: Si 11-vjeçar kam pa mbi 100 njerëz civil të vrarë - Bota Sot
I forti i Kosovës: Si 11-vjeçar kam pa mbi 100 njerëz civil të vrarë

Sporti

I forti i Kosovës: Si 11-vjeçar kam pa mbi 100 njerëz civil të vrarë

Nga: K. Goca Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:29
I forti i Kosovës: Si 11-vjeçar kam pa mbi 100 njerëz civil të vrarë

I forti i Kosovës, Bujar Muli, kujton periudhën më të errët, terrorin e pushtuesit serb. Muli merret me sportet ekstreme, por kurrë nuk i fshihet nga kujtesa se çfarë ka përjetuar at periudhë.
 “Unë si 11-vjeçar kam parë mbi 100 njerëz civil të vrarë në masakrën e Studimes. Tash 20 vite unë me familjen time ishim prezent në këtë masakër në Studime.
Tash 20 vite kriminelët serb na ndan familjen time edhe 3 familje tjera për të na pushkatuar, po deshti Allahu fuqiplotë e shpëtuam. 
Tash 20 vite mu kujtohet sikur sot kur paramilitarët e zbritën babain tim nga traktori për të pushkatuar po Allahu deshti që babai im të shpëtoj për herë të dytë. 
At natë pasi kanë ikur egërsirat drejt qytetit ne jemi mshef në mal ku kemi qëndruar gjithë natën. 
Te nesërmen kemi mësy për te shku në qytet. 
Ku gjatë gjithë rrugës kemi parë kufoma që i kishin vra çetnikët serb gjatë natës. 
Pastaj kur kemi mbërri në magjistrale aty egërsirat na kanë dalë në prit dhe na kanë dërgu ne kooperativë ku në anën e majtë ka pas plot burra, pleq, gra e fëmijë, ndërsa në anën tjetër të magjistrales ka pas lopë që i kanë vjedh çetnikët. 
Pasi i mblodhën burrat i futen në kamion për ti dërguar në burg neve na drejtuan për të shkuar drejt Shqipërisë.
Po gjyshja ime dhe ne kemi ikur nga kolona dhe jemi ndal në Vushtrri.  Më kujtohet një plak që i ka pri kolonës prej Studimes deri në Vushtrri e ka pas një peshqir të bardh dhe mos gaboj ka qen i plagosur në dorë. 
Në këtë masakër at natë janë vra 3 kushëri dhe 2 nipa”, shkruan mes të tjera Muli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...