Sportisti i Kosovës kujton vitin 1991: Me larguan me forca policore

Sporti

Sportisti i Kosovës kujton vitin 1991: Me larguan me forca policore

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 13:23
Sportisti i Kosovës kujton vitin 1991: Me larguan me forca policore

Ish bilderi i mirënjohur i Kosovës, Kamber Demaj, kurrë nuk do të harron 25 qershorin e vitit 1991 kur u largua nga toka Kosovës për shkak të agresionit nga Serbia.

“Me 25 qershor 1991, në mëngjesin e hershëm, braktisa Kosovën që aq shumë e dashta. 
Ishte një ditë shumë e rëndë për mua, kur ja ktheva shpinën, familjes, atdheut, shoqërisë dhe anëtarëve të klubit të Bodybuildingut "Prishtina" në pallatin ish "Boro e Ramizi" e cilin e udhëheqja me vite të tëra, në cilësinë e trajnerit. Me larguan me forca policore, pasi që unë nuk pranova "Masat e dhunshme" të dirigjuara nga Beogradi. Njehërit isha nënshkrues i "Shoqatës së sporteve të pavarura të Kosovës". 

Sot me del para syve Nana ime tani e ndjerë, e mbështetur në dritare të shtëpisë, me lot në sy me nipin e vogël Fatonin, i cili kurrsesi nuk donte të më lëshonte të udhëtojë, vaj i tij e çonte peshë Prishtinën. Por ky ishte shansi i fundit, që mos të përjetojë me të keqen, si shumë vëllezër të mi shqiptar...

Për gjithë këto mundime, e sakrifica që përjetova, nuk mund që të harrojë kurrë ndihmën e Zt. Qamil Bina, që pa ndihmën e tij, nuk dot të arrija të largohem nga Kosova, ai për kurrë një moment nuk u nda nga unë, 3 herë fluturoj me mua nga Prishtina deri në Zagreb, pa kurrfarë kompensimi, deri kur unë u vendosa në tren në drejtim të Austrisë. Ajo ditë karakterizohet edhe me fillimin luftës në Slloveni, nga sulmi i forcave ushtarake serbe, por mua me priu fati dhe kalova kufirin pa telashe.

Po ashtu nuk do ta harrojë kurrë gjestin burrnor që tregojë Zt. Shefki Stajku, një Biznesmen nga Hasi i Prizrenit që jetonte në Zagreb, 10 ditë i kaluam në shtëpinë të tij miqësisht si në familje tona, derisa përfunduan formalitetet për udhëtim. Faleminderim i jashtëzakonshëm shkon për ish shefen e S.P.B te Kroacisë në Zagreb, një mike e madhe e shqiptarëve, e cila tregoj solidaritet ndaj meje, kur i kuptoj rrethanat se çfarë peripecish kisha kaluar dhe në mënyrë humane dhe te sinqertë me ndihmoje, që në procedurë të rregullt dhe shpejtë ta posedojë dokumentin e udhëtimit”, shkruan Kamberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat