Sportisti shkoi për muajin e mjaltit, kthehet në arkivol

Sporti

Sportisti shkoi për muajin e mjaltit, kthehet në arkivol

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:37
Sportisti shkoi për muajin e mjaltit, kthehet në arkivol

Bota e sportit është tronditur edhe njëherë. Mediet irlandeze kanë njoftuar për vdekjen e sportistit të tyre të njohur Tommy McCormack. Sportisti kampion në peshëngritje kishte shkuar në Split të Koracisë për muajin e mjaltit, por vdiq pas një sulmi në zemër.

Irish Post bën të ditur se ai ka vdekur në moshën 35-vjeçare, në një klinikë të Kroacisë.Bashkëshortja e tij, Karen Guthrie vdekjen e tij e ka përshkrua me fjalët më emocionuese.

“E verdha ishte ngjyra e tij e preferuar. Është pak të them se jam e shokuar.  Ai ishte shpirti im binjak, miku im më i mirë, bashkëshorti im. Nuk mund ta përshkruaj sa shumë e dua dhe sa shumë më ka dashur.

Jam i thyer tërësisht. Ndoshta jam e vetme në ishujt në zemër të Kroacisë, por duhet të them se e ndjej dashurinë e secilit prej jush që e keni dashur.  Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. E di se askush nuk di çfarë të thotë, por mjafton të jeni me mua dhe familjen e tij”, ka shkruar Karen.

Për shkak të kostos së lartë të transportit të kufomës, ka nisur një kampanjë e donacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat