Babai i Gjokoviçit reagon ndaj ambasadorit Caka: Kosova është vendi ynë i shenjtë në të cilin keni hyr ju!

Sporti

Babai i Gjokoviçit reagon ndaj ambasadorit Caka: Kosova është vendi ynë i shenjtë në të cilin keni hyr ju!

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:24
Srgjan Gjokoviç

“Ne e duam popullin ehe vendin tonë, por nuk urrejmë popujt edhe vendet tjera. Ju keni hyr në vendin tonë dhe ta dini ajo është vendi ynë i shenjtë siç është Jerusalemi për izraelitët”, ka thënë Srgjan Gjokoviç baba i Novak Gjokoviç në reagimin ndaj ambasadorit të Kosovës në Bullgari Edon Caka, që e qujti primitiv edhe nacionalist të prapambetur Gjokoviçin, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Si dihet këto reagime janë nxitur pas festimit të tenistëve serbë që kënduan këngë nacionaliste duke përsëritur refrenin “Kush do më rrëmbej nga shpirti im Kosovën”, në çka reagoi në Tviter ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Caka duke e quajtur primitiv, shovinist e prapambetur Gjokoviçin.

Serbët kanë fituar Kupën ATP në tenis në garën që u zhvillua në Australi, ndërsa pas shpërndarjes së trofeve, serbët kanë festuar me këngë tashmë të njohura nacionaliste “Marshi në Drin” dhe “Vidovdan” posaçërisht me refrenin e njohur “Kush do më rrëmbej nga shpirti im Kosovën”.

Kjo i ka penguar të atit të tenistit serb nga Zveçani, Srgjan Gjokoviç që ka reaguar në televizionin serb, që ka pranuar se djali i tij është nacionalist dhe ka shtuar se Kosova është toka e shenjtë serbe.

“Prej ngado që jeni....Novak është nacionalist, siç jam unë edhe shumica nl këtë vend. Këtu nuk ka asgjë të keqe!ne e duam popullin tonë dhe vendin tona, por nuk urrejmë të tjerët. Ju keni hyr në vendin tonë dhe ta dini se ajo është toka jonë e shenjtë si Jerusalemi për izraelitët. Prandaj ne do jemi përherë me Kosovën tonë dhe popullin atje. Këtë mos ta harroni...apo mos mendoni se do ndryshoj diçka as në 20 as 100 as në 1 mijë vjet. Përherë Kosova do të jetë zemra e Serbisë si është tash edhe do jetë gjithmonë” ka thënë Srgjan Gjokoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat