Besim Hasani: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit të dalluar

Sporti

Besim Hasani: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit të dalluar

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 13:20
Besim Hasani: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit të dalluar

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është i pikëlluar thellë me vdekjen e sportistit Flamur Shusha.

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të trajnerit të karatesë, Flamur Shasha, i cili humbi betejën me Covid 19.

"E nderuara familje Shasha

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit të dalluar, Flamur Shasha, njëherit trajner i karatesë.

Flamuri, 38-vjeçar, humbi sonte betejën me koronavirus, duke u bërë sportisti i parë në Kosovë që nuk arrin të mposhtë Covid 19.

Gjatë karrierës së tij, Shasha ishte shumë herë kampion i Kosovës për juniorë dhe seniorë, si dhe anëtar i Kombëtares së Kosovës.

Ai ishte kontribues i madh i zhvillimit të karatesë në Pejë dhe udhërrëfyes për shumë breza të rinj.

Flamuri ishte edhe mik i imi, derisa gjatë karrierës së tij të begatshme, pata rastin ta ndaja drejtësinë në shumë luftëra të tij. Miqësia me të vazhdoi edhe pas përfundimit të karrierës së tij si sportist.

Andaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Klubit të Karatesë Ippon, Federatës së Karatesë së Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit", shpreh ngushllimin Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat