IOC pezullon Bjellorusinë

Sporti

IOC pezullon Bjellorusinë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
IOC pezullon Bjellorusinë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka pezulluar pa afat Bjellorusinë dhe Komitetin Olimpik të këtij vendi nga eventet e ardhshme olimpike, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Ky vendim është marrë nga IOC pas zgjedhjes se Alexander Lukashenko për të 6-n herë radhazi si president i Bjellorusisë. Ndërkohë që, Lukashenko mban edhe postin e presidentit të Komitetit Olimpik Bjellorus.

Sipas IOC, ai ka ushtruar presion te mjaft sportistë bjellorusë, që janë kërcënuar verbalisht dhe psikologjikisht, për të mbështetur Lukashenko, që udhëheq këtë vend prej 26 vitesh. Zgjedhjet e fundit në Bjellorusi kanë krijuar mjaft protesta në vend.

Pasi pezulloi Bjellorusinë, IOC ka marrë vendimin se të gjithë sportistët e këtij vendi që do të marrin pjesë në “Tokio 2020” mund të garojnë nën flamurin olimpik ndërkombëtar. Ashtu sikurse pat ndodhur me Kuvajtin në “Rio 2016”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat