Media serbe befason: Ja me çka njihet Peja! 

Sporti

Media serbe befason: Ja me çka njihet Peja! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Media serbe befason: Ja me çka njihet Peja! 

Ekspedita e Borcit m: tel u nis nga Banjalluka të enjten për në Pejë, ku hendbollistët kuqeblu do të luajnë të shtunën (17.00) ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane të EHF-it kundër ekipit vendas Besa Famgas, shkruan media serbe “Mondo.rs”.

“Klubi i Banjallukës ka një reputacion të pakrahasueshëm më të lartë në botën e hendbollit si një ish-kampion evropian dhe fitues i Kupës IHF-it, por me hyrjen e familjes Idrizi dhe kompanisë Famgas në klubin e Pejës, Besa ka angazhuar disa individë të mëdhenj, përfshirë kapitenin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Nikola Prce, që mund të përparojnë në konkurrencë e mëtejshme”, shkruan më tej ky medium. 

Media serbe shkarravit, duke e quajtur shtetin e Kosovës e ashtuquajtura!

“Interesant, qyteti i Pejës nuk njihet me hendboll edhe në kornizën Kosova, megjithëse ata kanë qenë absolutisht dominues për shumë vite, por ai është quajtur "qyteti i basketbollit" që nga e ashtuquajtura Kosovë e ka shpallur pavarësinë nga Serbia.

Basketbollistët nga Peja ishin kampionë katër herë, aq sa finalistët e play-off-it, me dy Kupa të Kosovës të fituara.

Sidoqoftë, sportisti më i famshëm nga Peja është një lojtar futbolli, anëtar i ekipit kombëtar të Malit të Zi, Fatos Beqiraj, i cili u rrit në Besa dhe mbrojti ngjyrat e Buduçnostit të Podgoricës gjatë karrierës së tij, pastaj në tre Dinamo (Zagreb, Minsk dhe Moskë), Mechelen Belge dhe Maccabi Netanya nga Izraeli”, shkruan media. 

“Të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit profesional u testuan për virusin korona të enjten, dhe rezultatet treguan se të gjithë ishin negativë për Covid-19”, raporton ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat