Butrint Bytyqi - sportisti më i mirë i Ferizajt për vitin 2020

Sporti

Butrint Bytyqi - sportisti më i mirë i Ferizajt për vitin 2020

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Drejtorja pë kulturë, rini dhe sport znj. Xhemile Murati Shabani, ia dorëzon çmimin e më të mirit Butrint Bytyqi

Në hapësirën e galerisë së arteve në Ferizaj, DKRS në bashkëpunim me këshillin profesional për përzgjedhjen e sportistit vitit 2020 organizoi shpalljen e sportistit te vitit 2020, ku u përzgjodhën sportistët dhe punëtorët sportiv më të suksesshëm për vitin 2020. 

Po ashtu u ndan edhe mirënjohje post mortum për ata që ndërruan jetë këtë vit por që kontribuan për zhvillimin e sportit ferizajas për shumë vite.

Butrint Bytyqi është sportisti më i mirë i komunës së Ferizajt për vitin 2020.

Image

Të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i komunës së Ferizajt, Arton Gavazi dhe drejtorja pë kulturë, rini dhe sport znj. Xhemile Murati Shabani.

Post mortum: Bahri Shemsedini-profesor kulturës fizike; Skënder Ramadani-ish futbollist; Avni Shabani-ish gazetar sportiv.

Image

Mirënjohje për ngritje profesionale në sport: Ismet Jupa-profesor i kulturës fizike;  Ahmet Hasani-profesor i kulturës fizike; Ilaz Mjaku-futbollist; Prof. Hasim Rushiti - profesor universitar.

Klubet sportive të vitit nga personat me aftësi të kufizuar: 
Shoqata e të verbërve: Shoqata "Handikos", Shoqata e të shurdhëve; Shoqata "Handifer"; Shoqata "Handicap Kosova"; mjeku sportiv i vitit 2020 dr. Agim Bytyqi; punëtori sportiv Xhavit Morina; Referi i vitit 2020 Besim Oruqi. 

Image

Shoqata e vitit 2020 Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike-Ferizaj; Pedagogu i vitit 2020-Shuajb Hajrullahu; trajneri i vitit 2020 Arlind Ibrahimi; Ekipi i vitit 2020: KV Ferizaj – meshkujt. 

Image

Sportisti pionier më i mirë: 
1. Altin Krasniqi-futbollist
2. Adriana Fejzullahu-karateiste
3. Erind Braha-Notues
4. Muhamed Sahiti-karateist
5. Kemajl Kashtanjeva-karateist

Juniorët më të mirë
1. Shega Hashani-pingpongiste
2. Alma Loki-karateiste
3. Fatjom Bajrami-karateist
4. Yllka Jashari-volejbolliste
5. Elda Hoxha-hemdbolliste

Seniorët më të mirë
1. Butrint Bytyqi-volejbollist
2. Festim Mustafa-hendbollist
3. Blerton Nuha-çiklist
4. Yllka Kupina-hendbolliste
5. Puhiza Gashi-hendbolliste
6. Agnesa Rrahmani-basketbollist
7. Jahjush Sahiti-shahist
8. Ermira Topalli-automobilizëm
9. Enis Sefa-futbollist
10. Dhurata Miftari-volejbolliste

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat