Nuk na duhen njerëz në krye të sportit, që nuk i reagojnë garave ilegale të Serbisë në Kosovë!

Sporti

Nuk na duhen njerëz në krye të sportit, që nuk i reagojnë garave ilegale të Serbisë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:28
Stadiumi në Zubin Potok

Viti 2020 po shkon dhe Serbia me mburrje ka zhvilluar garat ilegale sportive në shtetin e Kosovës!  Ky është rast i paprecedent dhe i vetmi në botë! 

Njerëz që i kemi në krye të institucioneve sportive, nuk reagojnë publikisht, kjo nuk ka kuptim!  Po të reagonin institucionet e larta sportive, situata do të ishte krejt më ndryshe. Shkrimet që kemi bërë pandërprerë në gazetën kombëtare “Bota sot”, kanë bërë që klubet ilegale serbe që veprojnë në Kosovë, tash e një kohë edhe mos t’i lajmërojnë ndeshjet e tyre, nga frika se klubet nga Serbia mund të ndalohen në kufi të Kosovës.

Po të reagonin ashpër institucionet më të larta sportive, situata do të ishte më ndryshe. Heshtje dhe heshtje dhe asnjë reagim! Kjo është turp!

E dyta, në krye të institucioneve sportive na duhen njerëz që kanë guximin t’i reagojnë dhe t’i luftojnë garat ilegale të Serbisë. Në krye të institucioneve sportive na duhen njerëz që luftojnë për të mirën e sportit kombëtar dhe jo vetëm të shesin mend me kravata. 

Viti 2021 duhet të reflektojë për të mirë, një herë e përgjithmonë të ndalen garat ilegale të Serbisë në shtetin e Kosovës dhe të punohet edhe për sportin tonë kombëtar dhe jo vetëm për xhepat e tyre. 

Nuk na duhen njerëz pasiv dhe për interesat e veta, që punojnë apo për të promovuar veten! Në vitin 2021, mendoni për sport dhe jo vetëm për vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat