Mbledhje sekrete e KOKSH, Fidel Ylli në krye të këtij institucioni?

Sporti

Mbledhje sekrete e KOKSH, Fidel Ylli në krye të këtij institucioni?

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:40
Mbledhje sekrete e KOKSH, Fidel Ylli në krye të këtij institucioni?

E diela e fundit i rezervoi kryeqytetit shqiptar një ngjarje të pazakontë. Për fat të keq në zemër të Tiranës është shkelur në mënyrë flagrante ligji dhe sfiduar Akti Normativ i qeverisë i cili nuk lejon grumbullimin e më shume se 10 personave, në ambiente të mbyllura. Por organizatorët nuk janë ndalur as përpara ligjit. Kjo ndodh në sallën e hotel MAK Albania në Tiranë.

Por Komiteti Teknik dhe policia e shtetit as që duan të dinë se çfarë ndodh në këtë rast. Rreptësia për të gjobitur cilindo që ka harruar të vërë maskën apo të thyejë me disa minuta ndalimqarkullimin është zëvendësuar me një indiferencë spektakolare dhe të papranueshme. E përsërisim: Ndodh në mes të Tiranës dhe jo në një fshat të humbur në ndonjë cep të Shqipërisë.

Çfare ka ndodhur në MAK Albania, është pyetja që bën publiku. Një institucion që nuk funksionon prej vitesh dhe përmendet në media vetëm për skandale, mosfunksionim dhe polemika, siç është Komiteti Olimpik, befas zgjohet dhe kërkon të zhvillojë një mbledhje.

Pikërisht të dielën, në ditën më të qullur të këtyre ditëve dhe në një fshehtësi mediatike për t’u mbajtuar mend. Thuhet se me një mbledhje të tillë po i shtrohet rruga për t’u zgjedhur në krye të Komitetit Olimpik, deputetit socialist Fidel Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat