Orana, kryetar i ri i KP Priping nga Prishtina

Sporti

Orana, kryetar i ri i KP Priping nga Prishtina

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:25
Orana, kryetar i ri i KP Priping nga Prishtina

Klubi i Pingpongut Priping nga Prishtina ka mbajtur zgjedhjet e brendshme, ku ka zgjedhur kryesinë e re të klubit.
Gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor të Klubit të Pingpongut Priping, të mbajtur sot përmes platformës online është zgjedhur kryesia e re e klubit. Me unanimitet delegatët e këtij kuvendi ia kanë besuar postin e kryetarit pingpongistit Kastriot Orana.

Pas përzgjedhjes së Kastriot Orana në postin e kryetarit të ri në krye të Priping, ai ka propozuar anëtarët e bordit para delegatëve ku pas disa diskutimeve anëtarë të bordit u votuan Mirsada Nikci, Artan Bajrami, Lulzim Sahiti dhe Gentian Rizaj.

Kryetari i sapo zgjedhur falënderoi të gjithë delegatët për besimin e dhënë për të udhëhequr klubin Priping dhe me theks të veçantë falenderoi kryetarin e deritanishëm z. Nehat Çitaku për punën e bërë deri tani si në klubin e pingpongut Priping, gjithashtu edhe për masovizimin e sportit të pingponut në Kosovë. Më pas ai prezantoi planin dhe strategjinë e klubit Priping për vitin 2021, e cila u mirëprit nga të pranishimit.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Federatës së Pingpongut të Kosovës, nënkryetari z. Jeton Oruqi dhe Departamentit të Sportit të Komunës së Prishtinës, zyrtari i lartë i sportit z. Kushtrim Mushica, të cilët vlerësuan lartë organizmin e kuvendit ne kohë pandemie, dhe përgëzuan Kastriotin për detyrën e re, në krye të klubit të pingpongut Priping.

Kastriot Orana është lojtarë i pingpongut për më shumë se 15 vite, i cili ka përfaqësuar Kosovën si dhe klubet e Prishtinës në garat rajonale dhe ndërkombëtare. Në vitet e fundit (2016-2020) ka shërbyer si anëtar i bordit në Federatën e Pingpongut të Kosovës si dhe ka qenë kryesues i komitetit për marrëdhënie me jashtë.

Kastrioti është ekonomist i diplomuar dhe në përfundim të magjistraturës dhe është i angazhuar me punë në fondacionin amerikan Millennium Foundation Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat