Sigal Prishtina mbetet pa trajner, pasi që Dragan Radoviq nga Mali i Zi, jep dorëheqje.
Arsyeja e ikjes së tij nga klubi me renome është humbja e sotme në kryeqytet nga Vëllaznimi me rezultat 86:74, në ndeshjen e javës së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo humbje ishte e padurueshme apo edhe kulmi, kështu që ai nuk ka pasur tjetër alternativë pos dorëheqjes.
“Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, kryetrajneri Dragan Radoviq njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita.
Trajnerin Radoviq e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.