Sportistëve të Kosovës iu ka ikur aeroplani për në Stamboll, ja arsyeja!

Sporti

Sportistëve të Kosovës iu ka ikur aeroplani për në Stamboll, ja arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:51
Sportistëve të Kosovës iu ka ikur aeroplani për në Stamboll, ja arsyeja!

Ngjan edhe kjo në botën sportive. Karateistëve të Kombëtares së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit iu ka ikur aeroplani për në Stamboll. 

Një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”, thotë se karateistët kanë pasur me shkuar në orën 03.00 të mëngjesit në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, por janë shkuar me tre orë vonesë, në orën 06.00. 

Mirëpo, një burim i afërt me Federatën e Karatesë së Kosovës, thotë se kjo ka ndodhur pas një keqkuptimi me termin. 

“Ishte një keqkuptim me orë dhe kjo ka ndodhur. Keqkuptim i terminit 03.00 apo 06.00. Por tani po nisemi nga Shkupi me aeroplan në drejtim të Stambollit”, tha një burim i afërt me federatë.

Karateisstët e Kosovës do të marrin pjesë në Premier League dhe synojnë rezultate sa më të mira. Siç raportohet, sot është matja e garuesve në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat