Zhvillime dramatike, Naim Muja pezullon Genc Fazlijën

Sporti

Zhvillime dramatike, Naim Muja pezullon Genc Fazlijën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:33
Naim Muja dhe Genc Fazlija

Zhvillime dramatike në Federatën e Mundjes së Kosovës! Pak kush e ka pritur se kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, që do ta pezullojë Genc Fazlijën, kur dihet se ky i fundit ka qenë edhe krah i fortë i tij apo motori i federatës. 

Burim për gazetën "Bota sot", bëjnë të ditur, se Muja e ka pezulluar nga posti i sekretarit të përgjithshëm  të FMK-së, Genc Fazlija dhe në bazë të Nenit 28 të statutit të FMK-së emëron Fazlija anëtar të bordit.

Se çfarë e shtyri Mujën që ta marrë këtë vendim, ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare.  

Këto janë zhvillime dramatike në Federatën e Mundjes dhe të papritura për shumëkënd. 

Kush do të jetë sekretar i përgjithshëm i FMK-së? Cilat janë arsyet e këtij pezullimi dhe përse largohet Fazlija, njeriu me besnik i vet presidentit! Pyetje pa përgjigje deri me tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat