Sekretarëve të përgjithshëm të federatave iu ndalohet votimi në Kuvendin zgjedhor të Kuvendit të KOK-ut

Sporti

Sekretarëve të përgjithshëm të federatave iu ndalohet votimi në Kuvendin zgjedhor të Kuvendit të KOK-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2021 Në ora: 21:34
Sekretarëve të përgjithshëm të federatave iu ndalohet votimi në Kuvendin zgjedhor të Kuvendit të KOK-ut

Pak ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës. Tre kandidatë janë në garë për postin e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti aktual Besim Hasani, Ismet Krasniqi – president i Federatës së Karatesë së Kosovës dhe Linda Shala – nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.  

Një anëtar i bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, në kushte anonime tha se, sekretarëve të përgjithshëm të federatave iu ndalohet votimi në Kuvendin zgjedhor të Kuvendit të KOK-ut.

“Po, kemi mbajtur mbledhjen dhe aty u vendos që sekretarëve të përgjithshëm të federatave t’ju ndalohet votimi në Kuvendin zgjedhor të Kuvendit të KOK-ut.

Është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, që për mua ishte skandaloze. Ta shohim si do të reagojnë federatat kur të shpërndahet vendimi i Bordit të KOK-ut. Kjo është e papranueshme”. 
Kuvendi zgjedhor mbahet me 25 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat