Qeveria britanike eksploron mundësinë që finalja e FA Cup të zhvillohet në prani të 20 mijë tifozëve

Sporti

Qeveria britanike eksploron mundësinë që finalja e FA Cup të zhvillohet në prani të 20 mijë tifozëve

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Në Britaninë e Madhe po vazhdon vaksinimi me tempo të lartë.

Tani, Qeveria britanike po mendon rikthimin e jetës normale në vend.

Sipas Sekretarit të Kulturës së Qeverisë britanike, Oliver Dowden, tha se finalja e FA Cup mund të shfrytëzohet si testim për një rikthim normalitet.

“Kjo do të jetë një mënyrë e mirë që të shihet se si mund ti rikthejmë audiencat në evente pa distancë sociale”, tha ai.

“Ne do të këshillohemi nga ekspertët e shkencës dhe mjekësisë, por do të punojmë drejt për ta bërë atë të ndodhë”, tha Dowden.

“Ne duam t’i rikthejmë njerëzit në normalitet që të shijojnë atë që ata duan dhe të sigurojmë që disa nga industritë tona më të rëndësishme të kthehen”, tha Olvier Dowden.

Testimi i shpejtë do të luajë një rol kyç dhe tifozët do të duhet të përfundojnë një test për COVID para dhe pas ndeshjes.

Programi do të fillojë muajin tjetër dhe një raport do të prodhohet për ministrat deri në fund të majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat