Qëndrimi është gjithçka në karate!

Sporti

Qëndrimi është gjithçka në karate!

Nga: Raif Musa Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:33
Qëndrimi është gjithçka në karate!

Forca mendore, teknika e duhur, disiplina dhe karakteri zhvillohen gradualisht përmes trajnimit të vështirë dhe arritjes së qëllimeve që kurrë nuk keni menduar se janë të mundshme.

"Qëndrimi është gjithçka" është motoja ime në Karate, sepse ai nënkupton mënyrën se si një person e shikon jetën dhe gjërat që i ndodhin atij në jetë.

Nëse mund të mbani një qëndrim të mirë edhe kur ndodhin gjëra të këqija, do t'i kaloni kohërat e këqija dhe mund t'i ktheni ato në kohë të mira.

Prandaj e them bindshëm se karate ndihmon në ndërtimin e një qëndrimi dhe përgjegjësie pozitive, ku pastaj mbi qëndrimin e drejtë vihen themelet e suksesit.

“ Aftësia është ajo që jeni në gjendje të bëni. 
Motivimi përcakton se çfarë bëni. 

Qëndrimi përcakton se sa mirë e bëni. - Lou Holtz “

Fëmijët me një qëndrim të gëzuar dhe pozitiv do të vlerësohen, do të vërehen më shumë nga të tjerët dhe do të fillojnë të zhvillojnë përgjegjësinë shumë natyrshëm.

Pra, stërvitjet në karate janë argëtuese dhe emocionuese, sepse aty fëmijët lidhen me instruktorët dhe njëri-tjetrin dhe kjo atmosferë pozitive siguron një grup kolegësh ‘pozitiv’ që reflektojnë pastaj në rritjen e shoqërisë së shëndosh.
Autori është trajner i KK Kastriotit nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat