Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen e fundit, ja vendimet

Sporti

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen e fundit, ja vendimet

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:19
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen e fundit, ja vendimet

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Besim Hasani, ka mbajtur mbledhjen e 61-të, të fundit për Ciklin Olimpik 2017 – 2020.

Në mbledhje u diskutuan pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Vendimet e marra:

- U konstatua se përgatitjet për Asamblenë e Punës 2020 dhe Asamblenë e 8-të Zgjedhore, të cilat do të mbahen më 25 mars 2021 në Hotel Emerald në Prishtinë, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

- BE raportoi edhe për Kuvendet e monitoruara të federatave sportive, për të cilat me disa përjashtime u tha se kanë pasur mbarëvajtje të rregullt.

- BE kishte ftuar për dëgjim drejtuesit e Federatës së Lundrimit të Kosovës, me ç’rast doli me një rekomandim për Asamblenë e Punës.

- U vendos të mbështetet Federata e Pingpongut e Kosovës me 50 për qind të shumës për pjesëmarrje në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

- U miratua kërkesa e karateistit Elhami Shabani për t’ia ngritur Bursën Olimpike Tokio 2020. Ngritja i është bërë për 150 Euro më shumë nga shuma paraprake dhe vlen prej 1 janar 2021.

- U vendos t’i ngritet bursa Olimpike Tokio 2020, notarit Arti Krasniqi. Ngritja i është bërë për 150 Euro më shumë nga shuma paraprake dhe vlen prej 1 janar 2021.

BE shqyrtoi edhe ankesa dhe kërkesa tjera drejtuar këtij organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat