Verstappen flet pas triumfit në provat për Bahrain Grand Prix

Sporti

Verstappen flet pas triumfit në provat për Bahrain Grand Prix

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:22
Verstappen flet pas triumfit në provat për Bahrain Grand Prix

Piloti holandez, Max Verstappen ka folur pas triumfit në provat e përfunduara para Bahrain Grand Prix.

Piloti i RedBull Racing-Honda, Max Verstappen është shprehur i kënaqur me epilogun e provave të përfunduara në kuadër të Grand Prix Bahrai.

Verstappen siguroi pozitën e parë pas tre provave përfundimtare ku ishte në garë me pilotë të mirë si Lewis Hamilton, Kimi Raikkonen, Charles Leclerc etj.

Verstappen deklaroi se ishte i lumtur për triumfin në prova por se kjo nuk do të thoshte asgjë në garat reale.

“Ne patëm një javë të shkëlqyeshme të testimeve, por nuk ka asnjë garancion se kjo gjë mund të vazhdojë edhe fundjavë gjatë garave”, tha ai.

“Makina ka punuar me të vërtetë mirë dhe natyrisht që jam i kënaqur me pozitën”, tha Verstappen.

“Unë pres me padurim nesër. Ne kemi nevojë për të filluar një fillim të pastër dhe ne do fillojmë nga kjo gjë”, perfundoi Max Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat