Drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takim me Arbër Mehmetin

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takim me Arbër Mehmetin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:20
Drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takim me Arbër Mehmetin

Drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takim online me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti!

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, këshilltari i presidentit, Besim Aliti dhe shefi i misionit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, Jeton Rudari, kanë zhvilluar sot një takim online me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.

Temë e diskutimit ishin përgatitjet për LO Tokio 2020, në të cilat Kosova pritet të përfaqësohet me 10-13 sportistë.

Të dyja palët u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë për organizimin e udhëtimit dhe akomodimin e ekipit olimpik të Kosovës në qytetin Sanjo, disa ditë para vendosjes në Fshatin Olimpik në Tokio.

Po ashtu, KOK pritet të nënshkruajë një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatorin e Lojërave Olimpike dhe me komunën e Sanjos, e që në këtë drejtim pritet të ndihmojë edhe Ambasada e Kosovës.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat