E habitshme, 118-vjeçarja japoneze heq dorë nga...

Sporti

E habitshme, 118-vjeçarja japoneze heq dorë nga...

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:08
E habitshme, 118-vjeçarja japoneze heq dorë nga...

118-vjeçarja japoneze Kane Tanaka, e njohur edhe në librin “Guinness” si gruaja më e vjetër në botë, nuk do të mbajë pishtarin me flakën olimpike siç ishte planifikuar.

Familjarët e saj kanë bërë me dije se shtimi i rasteve me Covid-19 në zonën e Fukuoka, ku dhe Tanaka jeton, kanë bërë që ajo të heqë dorë nga ky mision.

Tanaka duhej ta mbante flakën olimpike më 11 maj, duke ecur në një karrige me rrota e shtyrë nga nipi i saj dhe për ta realizuar këtë gjë ishte shprehur e gatshme të bënte edhe 14 ditë karantinë.

Por autoritetet shëndetësore në Fukuoka dhe familjarët e gruas 118-vjeçare kanë vendosur që ajo të mos dalë në rrugë.

Japonezja synonte të ishte tedofori më i vjetër në moshë që mbante flakën olimpike, rekord që mbahet nga “gjyshja Iaia”, braziliania 107-vjeçare, që mbajti pishtarin olimpik në “Rio 2016”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat