Përparim Makolli - shahist i spikatur në Gjeneratën e Republikës, kujton një moment se si u ndërpre turneu...  

Sporti

Përparim Makolli - shahist i spikatur në Gjeneratën e Republikës, kujton një moment se si u ndërpre turneu...  

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:44
Përparim Makolli

Sportet në Republikën e Kosovës mbijetuan ashtu si munden në vitet e 90-ta (1991-1999), duke i zhvilluar aktivitetet në fusha, salla dhe lokale të improvizuara, pasi që stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga okupatori serb.

Shahistët dhanë kontribut të madh në vitet e 90-ta, duke i zhvilluar garat, që nga Kampionati dhe Kupa e Kosovës, si dhe turnetë të shumtë.

Përparim Makolli i takon Gjeneratës së Republikës, shahist i spikatur dhe më shumë tituj kampioni të Kosovës dhe të turneve të  ndryshme. 

Image

Mjeshtri ndërkombëtar i shahut, asnjëherë nuk u ndal nga aktivitetet e Republikës së Kosovës, ishte i gatshëm të paguajë çdo çmim, por kurrë që të dorëzohet para pushtuesit serb. 

Në vitet e 90-ta, Makolli ka luajtur me sukses për klubin Kalaja e Vushtrrisë, 4 herë kampion, pastaj të Prishtina. 

Personalitet i rrallë, një trim që nuk e kishte shoqin, gjithmonë në vijë të parë të lojë së shahut dhe në anën tjetër me shumë shokë i bëri rezistencë  të fuqishme regjimit serb.   

“Një që e mbaj në mend është turneu ‘Kosova 1995’, ku isha i pari. Luajtëm aty ku shiten devizat. 

Policia serbe na pat ndërpre turneun. Pastaj kemi vazhduar në Vranjevc të shtëpia e Sami Ademit, tash afër është Raiffeisen Bank”, tregon Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Makolli është i lumtur që i takoi gjeneratës së sakrificës, që dhanë aq sa patën mundësi secili nga sportistët, për të mbijetuar sporti në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat