Kombëtarja e Kosoves do të udhëtojë në Osijek

Sporti

Kombëtarja e Kosoves do të udhëtojë në Osijek

Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:35
Kombëtarja e Kosoves do të udhëtojë në Osijek

Sot perfundoj pjesa e dytë e kampit stërvitorë për bursistet e Federates së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.

Ky kamping është perkrahur nga KOK-u, dhe ashtu si në pjesën e parë te kampit, përveq bursistëve Urata Rama Gagica dhe Drilon Ibrahimi, pjesmarrës ishin edhe garues tjere të sportit të shenjërarisë

Trajnimi është zhvilluar nën udhëheqjen, monitorimin dhe vëzhgimin e ekspertes dhe trajnerës së shenjëtarisë Znj. Lumturi Pepa nga Shqipëria.

Në fund të kampit, Këshilli Drejtues i FSHSK-ës, në krye me Kryetarin e FSHSK-ës, Z. Gëzim Hazrolli, falenderuan ekspertën Znj. Lumturi Pepa për angzhimin e dhënë, në ngritjen e cilësise së garuesve tanë.

Të gjithë pjesmarrësit u ndanë të kënaqur me të arrituarat brenda 20 ditëve sa zgjati pjesa e dyte e kampit.

Nesër kombëtarja e Kosoves do të udhëtojë në Osijek të Kroacisë, ku do të zhvillohet Kampionati Evropjan, garë ku mund të kapet norma për pjesmarrje në lojrat olimpike Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat