Kjo është medalja e dytë e Herolind Nishevcit, e para në Kampionatin Botëror 

Sporti

Kjo është medalja e dytë e Herolind Nishevcit, e para në Kampionatin Botëror 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:30
Kjo është medalja e dytë e Herolind Nishevcit, e para në Kampionatin Botëror 

Karateisti Herolind Nishevci (+84 kg) edhe një herë dëshmoi se është më i miri në karatenë e Kosovës.

Ai sot dëshmoi edhe një herë potencialin që ka, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Medalje e parë e tij ka qenë në vitin 2016, kur fitoi të bronztën në Kampionatin Botëror, që ishte mbajtur në Austri.

Nishevci e vërtetoi edhe një herë se është karateist i klasit të lartë, sidomos specialist për të fituar medalje në garat më të mëdha. 

Ky është edhe një sukses i madh i Kosovës, që po dëshmon se me sporte luftarake janë më të fuqishmit në Kontinentin Vjetër. 

Duhet theksuar se Nishevci për medalje e gjunjëzoi karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli. 

Pas xhudos që është sporti bindshëm numër një në Kosovë, sot edhe karateja i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat