Selektori i Kosovës flet pas medaljes së bronztë të Nishevcit

Sporti

Selektori i Kosovës flet pas medaljes së bronztë të Nishevcit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:47
Selektori i Kosovës flet pas medaljes së bronztë të Nishevcit

Karateisti Herolind Nishevci lartëson Kosovën në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Poreç të Kroacisë. 

Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg, duke  e mposhtur karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Isak Curri, tha se është një sukses i madh, edhe pse ka pritur edhe medalje të artë.  

“Kemi pritur që do kemi filiale për të artën në këtë Evropianin, por fati sportiv nuk ishte në anën tonë që të kalonim në finale, megjithatë këtë medalje e vlerësojmë lart, pasi Kosova kishte mungesë të medaljeve në Evropian për senior”- thotë Curri për gazetën kombëtare "Bota sot"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat