KOK pranon ftesën e Komisionit Tre-Palësh për Drilon Ibrahimin

Sporti

KOK pranon ftesën e Komisionit Tre-Palësh për Drilon Ibrahimin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:05
KOK pranon ftesën e Komisionit Tre-Palësh për Drilon Ibrahimin

KOK pranon ftesën e Komisionit Tre-Palësh për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi, i cili çon në numrin e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në LO Tokyo2020!

Ka shkuar në 10 numri i sportistëve që do ta përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar sot ftesën e Komisionit Tre-Palësh për Drilon Ibrahimin, i cili do të përfaqësojë Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves në Tokio 2020.

“Komisioni Tre Palësh (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë, se sportistit Drilon Ibrahimi i është ofruar një vend me ftesë”, thuhet në konfirmimin e këtij komisioni dërguar KOK-ut.

Ibrahimi, bursist olimpik i KOK-ut, ishte përfshirë në listën prej gjashtë sportistëve të propozuar nga KOK-u për Komisionin Tre Palësh.

Shenjëtari nga Vitia kishte fituar MQS-në, që në sportin e shenjëtarisë njihet si “pikët minimale kualifikuese për Lojërat Olimpike”.

Deri më tani, KOK-u ka gjashtë norma olimpike, pesë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja, ndërsa tri ftesa të univerzalitetit janë caktuar për notin (2) dhe atletikën.

Shpresa për të fituar normën olimpike kanë edhe sportet e karatesë dhe boksit.

Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat