Në prag të garës ndërkombëtare të vrapimit malor

Sporti

Në prag të garës ndërkombëtare të vrapimit malor

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:49
Në prag të garës ndërkombëtare të vrapimit malor

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot përfaqësuesit e klubit sportiv "Kosova Trail Running Association (KTRA)”, Burim Leci, Arineta Mula dhe Krenar Qela, në prag të garës ndërkombëtare të vrapimit malor, "Germia Ultra Trail"

Presidenti Krasniqi përgëzoi përfaqësuesit e KTRA për organizimin e kësaj gare, që tashmë ka nisur të bëhet tradicionale, derisa ofroi gatishmërinë për t’i përkrahur në forma të ndryshme, si dhe bëri thirrje që sa më shumë garues t'i bashkohen këtij aktiviteti.

Përfaqësuesit e KTRA-së, ftuan presidentin Krasniqi dhe drejtuesit tjerë të KOK-ut për t’iu bashkuar garës.

Gara do të organizohet më 13 qershor 2021 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa gmbahet në distancë ultra-maratonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat