Pasi ia nxjerrin biletën e shkarkojnë nga selektori i Kosovës, dy orë para nisjes për në Paris

Sporti

Pasi ia nxjerrin biletën e shkarkojnë nga selektori i Kosovës, dy orë para nisjes për në Paris

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:31
Pasi ia nxjerrin biletën e shkarkojnë nga selektori i Kosovës, dy orë para nisjes për në Paris

Një rast interesant ka ndodhur në sportin e Kosovës! Isak Curri shkarkohet nga pozita e selektorit të Kombëtares së Kosovës në karate, pozitë që e mbante nga viti 2016.

Burimet e sigurta deklarojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se shkarkimi i Currit ka ndodhur të hënën në mbrëmje (pardje), dy orë para nisjes për në Paris në garën kualifikuese për të siguruar normën Olimpike për Tokio. 

 “Pasi iu është nxjerrë bileta selektorit, bordi i FKK-së e ka shkarkuar. Sa e di shkarkimi ka ndodhur rreth orës 22.00, ndërsa në orën 00:30 udhëtonin për në Paris. Në vend të tij ka udhëtuar Ylber Syla”, tregon një burim i afërt me Federatën e Karatesë së Kosovës. 

FKK-ja nuk ka dhënë asnjë njoftim në faqen zyrtare të saj, por as të shkarkuarin ende nuk e kanë njoftuar për arsyen, vetëm i kanë thënë se nuk je më selektor. “U shkarku, por nuk ka asnjë vendim deri me tash”, tha një burim.

Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit të Currit, i cili para disa javësh fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian me karateistin Herolind Nishevci. Zhvillime dramatike në FKK. Pse po hesht FKK?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat