KON publikon udhëzuesin final për mbrojtje nga pandemia Covid 19 gjatë LO Tokyo 2020

Sporti

KON publikon udhëzuesin final për mbrojtje nga pandemia Covid 19 gjatë LO Tokyo 2020

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:02
KON publikon udhëzuesin final për mbrojtje nga pandemia Covid 19 gjatë LO Tokyo 2020

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka publikuar udhëzuesin përfundimtar (final) për mbrojtje nga pandemia Covid 19 gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Edicioni i tretë i këtij udhëzuesi vlen për sportistët dhe zyrtarët, të cilët janë të obliguar të ndjekin të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos sansionohen nga organizatori i LO Tokio 2020.

Ndjekja e rregullave për sportistët do të bëhen bazuar edhe në sportet që zhvillojnë.

Disa prej rregullave mund t’i gjeni si në vijim:

-   Mbaje në minimum interaksionin me të tjerët dhe mos harro ta vësh maskën

-  Shmangia e kontaktit fizik, përfshirë përqafimet dhe shtrëngimin e duarëve

-  Mbajë dy metra distancë nga sportistët dhe së paku një metër nga të tjerët, përfshirë në hapësirat operacionale

-  Shmangia e hapësirave të mbyllura dhe turmave ku është e mundur

-  Përdorni transportin e dedikuar për Lojëra. Mos përdorni transportin publik, përveç nëse është e vetmja mundësi për të arritur në vendndodhje të caktuara, si psh. vendet e largëta.

-  Shkarkoni aplikacionin për raportim shëndetësor (OCHA) në telefonin tuaj, i cili mund të përdoret për të përkrahur masat kundër Covid 19

-  Bëjë testin dhe sigurohu për të dëshmuar rezultatin negativ para se të niseni për në Lojëra. Ju do të testoheni sërish kur të arrini në aeroportin e Japonisë.

-  Do të bëni rregullisht testin për Covid gjatë Lojërave, sipas kërkesave të rolit tuaj

-  Nëse dilni pozitiv në test, do të duhet të izoloheni

-  Mbajtja e maskës në fytyrë tërë kohën

-  Përkrahja për sportistët duke i duartrokitur, pa kënduar ose brohoritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat