Njomza Emini zgjedhet edhe për një mandat presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës N

Sporti

Njomza Emini zgjedhet edhe për një mandat presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës N

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:08
Njomza Emini zgjedhet edhe për një mandat presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës N

Njomza Eminit i është besuar për një për mandat pozita e presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë.

Emini nuk ka pasur kundërkandidatë, ndërsa është votuar unanimisht. Nënkryetar u zgjodh Daut Tishuki, ndërsa anëtarë të Bordit, Rinor Ymeri, Lumnije Rulani dhe Ajhan Saraçi.

Kuvendin e vëzhguan edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi, shprehu gatishmërinë e KOK-ut për të vazhduar mbështetjen për Komitetin Paralimpik të Kosovës, derisa kërkoi nga KPK që sa më parë të funksionalizohet me klube dhe federata, në mënyrë që të aplikohet për anëtarësim në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe kësisoji t’iu hapet rruga sportistëve tanë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të paralimpizmit, me theks të veçantë Lojërat Paralimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat