KOKSH konfirmon ftesën për Qerimaj

Sporti

KOKSH konfirmon ftesën për Qerimaj

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:55
KOKSH konfirmon ftesën për Qerimaj

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka bërë me dije sot se Shqipëria ka përfituar një ftesë për një peshëngritës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kjo ftesë do të jetë për shtangistin shkodran Erkand Qerimaj.

Qerimaj, që do të garojë në peshën 81kg, është shtangisti i dytë shqiptar që siguron olimpiadën e Tokio, pas Briken Calja (pesha 73kg).

Ndërsa numri i sportistëve shqiptarë që do të shkojnë në Olimpiadë shkon në 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat