Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi: ‘Bota sot’, është për t'u çmuar dhe vlerësuar lartë 

Sporti

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi: ‘Bota sot’, është për t'u çmuar dhe vlerësuar lartë 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:06
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi: ‘Bota sot’, është për t'u çmuar dhe vlerësuar lartë 

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se gazeta “Bota sot” është një dritare e madhe e informimit. 

Ai e vlerëson shumë kontributin e gazetës për 26 vite dhe i uron edhe shumë vite të tjera me suksese.

”Shtetformimi i Kosovës dhe mbajtja gjallë e sportit të Kosovës në kohën e izolimit dhe pas luftës, kanë pasur një dritare të madhe të informimit. Përkrahja dhe informimi i aktiviteteve sportive për më shumë se dy dekada e gjysmë nga gazeta "Bota sot", është për t'u çmuar dhe vlerësuar lartë nga e gjithë Lëvizja Olimpike në Kosovë. 

Sporti dhe sportistët do t'i jenë mirënjohës gjithë atyre gazetarëve sportivë që kontribuan në gazetën "Bota Sot", e në veçanti gazetarit Kemajl Goca, i cili mbetet adresa e shumë sporteve si ekipore ashtu edhe individuale. Përgëzime për këtë përvjetor dhe uroj të informohemi me lajme edhe për shumë e shumë vjet”, uron Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat