Karateistët e Kosovës në Poreç

Sporti

Karateistët e Kosovës në Poreç

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:36
Karateistët e Kosovës në Poreç

Kombëtarja e Kosovës në karate ka arrit në Poreç të Kroacisë, ku do të marr pjesë në Kupën Botërore dhe Ligen e rinjve të botës që do të mbahet nga 30 qershori deri 4 korrik 2021. 

Kosova do të përfaqësohet me gjithsejtë 56 garues, ku 40-të në Ligen e te rinjve te botës WKF dhe 16-të në Kupën botërore. 

Ekspeditës i prin sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi, përzgjedhësi Ylber Syla dhe shumë trajner të klubeve, njofton FKK.

Karateistët synojnë të kthehen me rezultat sa më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat