Driton Kuka: Në kampin final para LO, takuam Halil Mahallën 

Sporti

Driton Kuka: Në kampin final para LO, takuam Halil Mahallën 

Nga: K.Goca Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:14
Driton Kuka: Në kampin final para LO, takuam Halil Mahallën 

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me xhudistet dhe xhudistët është në përgatitje në Poreç për Lojërat Olimpike.

Ai u takua edhe me Halil Mahallën, kontribues i madh me familje në sportin e Kosovës, sidomos vëllezërit e tij dhanë shumë në kohën e okupimit dhe në vitet e pasluftës, pa harruar edhe vitet e 80-ta.  

“Në Poreç ku po qëndrojmë në kampin final para Lojërave Olimpike takuam trajnerin Halil Mahalla dhe nxënëset e tij në sportin e karatesë!

Kënaqësi të shohim sportistë që prezantojnë Kosovën nëpër shtete kudo në Botë”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat