Moderatorja shqiptare e sportit, flet për raportin që ka me aktorin e njohur turk

Sporti

Moderatorja shqiptare e sportit, flet për raportin që ka me aktorin e njohur turk

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:08
Moderatorja shqiptare e sportit, flet për raportin që ka me aktorin e njohur turk

Muaj më parë në rrjet u përfol për një lidhje të mundshme romantike mes moderatores sportive Eva Muratit dhe aktorit të njohur turk, Can Yaman.

Kjo për shkak të komenteve që dyshja kishte shkëmbyer në disa foto të publikuara në llogarinë e Instagram-it të moderatores seksi.

E ftuar dje në “Edicioni Veror”, Eva tregoi se çfarë ka mes saj dhe Can-it.

“Rrjetet sociale e kanë bërë botën shumë, shumë, po shumë të vogël. Kështu që patëm një miqësi”,- u shpreh ajo.

Ndërkohë, moderatorja tregoi gjithashtu se shumë turq e njihnim dhe madje ia shqiptonin shumë qartë emrin.

“Për të thënë të vërtetën, në udhëtimin tim të fundit për pushime në Turqi, më habiti fakti se si ata më njihnin, edhe e shqiptonin emrin tim tamam. Ndoshta kjo është një dhuratë nga të gjithë ato faqe futbolli që më kanë bërë follow dhe duhet t’i falënderoj padyshim”,- tregoi ajo.

Bukuroshja e ekranit ka zbuluar gjithashtu se ka marrë oferta tunduese nga Italia dhe e pyetur nëse do të largohet nga Shqipëria, ajo tha:

“Drejt asaj rruge është dhe për të thënë të vërtetën po bën oferta goxha tunduese. Por absolutisht zemra ime do të mbetet gjithmonë këtu në Shqipëri. Do të shkoj e do të vij me projekte të ndryshme. Detajet t’i lëmë sekret kur ta prekim atë vijën e finishit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat