Reagon Lulzim Vrenezi

Sporti

Reagon Lulzim Vrenezi

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:27
Reagon Lulzim Vrenezi

Në ditën e prezantimit të sportistëve nga Maqedonia për Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, ka reaguar trajneri i Maqedonisë në mundje, Lulzim Vrenezi.

Sipas tij, mospërfshirja e tij në listën e trajnerëve për “Tokio 2020”, është bërë me qëllim. Ai paralajmëroi se për këtë padrejtësi do të informojë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe do të nis padi ndaj Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Kujtojmë se Maqedonia, në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik. do të përfaqësohet nga 8 sportist, në 7 displina sportive

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi ekspeditën e Maqedonisë për Lojrat Olimpike që përbëhet nga 8 sportist: Dejan Georgievski në taekvondo, notuesit Mia Blazhevska Eminova dhe Filip Derkoski, Jovan Stojkoski në atletikë, Arbresha Rexhepi në xhudo, Borjan Brankovski në disiplinën e gjuajtjes me pistoletë ajrore, Puliksenija Jovanovska në karate dhe në mundje është Mogamedxhi Nurov.

Tek ky i fundit është mosmarrëveshja kryesore, pasi që  është paraqitur trajneri Mogamed Ibragimov dhe jo trajneri i propozuar nga Federata e Mundjes së Maqedonisë, Lulzim Vrenezi.

“Në mundje, para një muaj e gjysëm kishte kualifkime për Lojrat Olimpike. Në rast se në ato kualifikime do të kualifikoheshin më shumë mundësa, atëherë Federata do të propozonte që të shkojë seleksionuesi i Maqedonisë.

Mirëpo mundësi që është kualifikuar më parë, nuk ishte në këto kualifikime dhe ai shkon me trajnerin e tij, i cili vite me radhë është me të. Ne e as unë, nuk kemi asgjë kundër Vrenezit….”

Në anën tjetër Lulzim Vrenezi, shpalosi mailin që është dërguar nga Federata e Mundjes drejt Komitetit Olimpik, në të cilin qëndron emri i tij si trajner i Nurovit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat