Eda Zeqiri, përfaqëson Kosovën në sportin e notit në Tokio 2020

Sporti

Eda Zeqiri, përfaqëson Kosovën në sportin e notit në Tokio 2020

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 14:31
Eda Zeqiri

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nis prezantimin e ekipi olimpik të Kosovës i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

KOK ka nis me prezantimin e sportistes më të re, 16 vjeçares Eda Zeqiri.

Zeqiri, e cila është në kategorinë e sportit të notit, do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë.

Notarja Zeqiri garën e parë në Tokio 2020 do ta zhvillojë më datën 25 korrik.

Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë në Tokio 2020, ku pesë prej tyre janë meshkuj dhe gjashtë janë femra.

Me nga një sportistë do të jenë sportet si ai i atletikës, boksit, gjuajtjes me armë dhe mundjes, me dy sportistë do të jetë noti, kurse xhudo do të përfaqësohet nga pesë sportistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat