Isak Curri i reagon ashpër Fadil Arifit: Po rren pa tro marre

Sporti

Isak Curri i reagon ashpër Fadil Arifit: Po rren pa tro marre

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:25
Isak Curri i reagon ashpër Fadil Arifit: Po rren pa tro marre

Ish selektori i Kombëtares së Kosovës në karate, Isak Curri, i reagon ashpër ish kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi.
Curri iu kundërpërgjigjet kritikave dhe akuzave të Arifit, duke thënë se ai po rren pa tro marre.

“Akuza qesharake dhe as pak serioze nga ana e atij që dje udhëheqi FKK-në, ku në atëkohë kishte shkatërruar shumë sportist tjerë për pos të klubit Iponi, ai mbas Kampionatit Botëror 2016 sportistëve jo të Iponit ju ka thënë: Hani sa të doni se të fundit e keni, prandaj nuk ja vlen të merret serioz thënjët e tij por do i sqaroj vetëm një nga to:

Që lidhet me humbjen e luftës në gjysëmfinale të Herolind Nishevcit nga iraniani e që ishte gabim teknik, por humbja nuk ishte për shkak të mos ankesës por për shkak që nuk i kisha 500 euro që ti ja bashkoj ankesës. 

Për këtë me mungonin 150 euro dhe nga ky i pafytyrë që rren i kam kërkuar këto 150 euro duke besuar që Herolindi në atëkohë ishte në Klubin e tij, por përgjigjja ishte që skam asgjë me veti.

Ok por si ndodh që mbas kësaj ngjarje të me akuzon ky, për këtë dëshmitar i kam sportistët dhe vet Herolind Nishevci dhe Gresa Zhitia që se bashku kishim shkruar ankesën. 

Prandaj gjitha ato akuza janë të pa baza dhe shpifje nga ky i pafytyrë që rren pa tro marrje. 

Mos sukses thotë ky hahahaahah 2 medalje Evropiane  Kadet të bronztëdhe U21 të argjendtë 2019, dhe 4 MEDALJE evropiane në 2020 në Junior 1 dhe 3 në U21. Tani edhe në 2021 një medalje e bronzit në kampionatin evropian në senior, dhe mos flasim për sa vende të 5, 7 dhe  9 në këto kampionate evropian dhe Botëror. Nuk po flas për medalje Ballkanikë dhe Kampionatin Merditerian për Kadet, Junior dhe U21 që kemi marr me thes, medalje në Kupën e Botës në kategorinë U21 dhe yuth ligën e të rinjve U14, Kadet dhe Junior me dhjetra medalje.

Në përzgjedhje kur skam gabuar dhe kur skam bërë përpos sportistëve më të mirë të Kosovës. Në Rusi sportistët kanë shkuar me mjete vetanake ku edhe sportistët e mi kanë paguar për Evropianin në Rusi.

Nuk dua të zgjati me shumë me këtë pasi karateja është sport fisnik dhe nuk ja vlen të flasim me shumë për diçka çka jam falënderues nga sportistët elitar e sidomos nga Fortesa Orana e cila publikisht me ka than qe unë nuk jam ankuar por trajneri im e ka bere ankesën dhe të madhe normal me disa pilifunca ose më shkurt të sojit të Fadilit që duan ta privatizojnë federatën. 

Ndihem krenar qe mandatin tim 4 - vjeçar e kam krye me shumë dinjitet dhe profesionalizëm. Çdo kryetar që është bërë  kryetar i federatës u bë me votat e mija nga 2003, dhe për fat të keq të gjithë mandatin e dytë kanë dashtur të fitojnë duke me qitur mua si kundërshtar me propaganda të ndryshme nëpër kafene dhe rrugë.

Pasi unë kur skam dal nga shinat e sportit dhe Shqipërisë ose komitetit të Karatesë. Unë mbetem i hapur për ndryshime pozitive por jo i shkelur, injoruar nga injorantë të çfarë do rangu që janë”, reagon Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat