Nisin eventet e para olimpike

Sporti

Nisin eventet e para olimpike

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:01
Nisin eventet e para olimpike

Lojërat OLimpike “Tokio 2020” do të nisin zyrtarisht më 23 korrik me ceremoninë hapëse, por ndeshjet e para të Olimpiadës që zhvillohet në Japoni kanë nisur sot paradite.

Në Fukushima janë luajtur ndeshjet e para në disiplinën e softball për femra.

Sfida e parë ishte ajo mes Japonisë dhe Australisë (8-1). Më pas u luajt sfida mes Italisë dhe Amerikës (0-2) dhe ajo mes Meksikës e Kanadasë (0-2).

Të gjitha këto ndeshje janë zhvilluar pa praninë e tifozëve, për shkak të masave anti-Covid që janë marrë nga organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat