Për zgjerimin apo zvogëlimin e ligës, klubet njoftohet një vit më herët!

Sporti

Për zgjerimin apo zvogëlimin e ligës, klubet njoftohet një vit më herët!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:46
Për zgjerimin apo zvogëlimin e ligës, klubet njoftohet një vit më herët!

Në opinionin sportiv shumë herë shtrohet pyetja se kur mund të zgjerohet apo zvogëlohet liga dhe si informohen klubet.

Për zgjerim ose për zvogëlim të ligës, klubet njoftohen një vit më herët në secilin sport.  

Çdo ndryshim brenda natës apo brenda javës është sikur ligji i xhunglës apo ky ndryshim bëhet për pazare apo interes të dikujt personal!

Modeli më i mirë është edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila kishte njoftuar klubet e Superligës një vit më parë se do të ketë ndryshim të Superligës, nga 12 skuadra në 10.

Kështu duhet të veprojnë të gjitha sportet kolektive. Çdo ndryshim brenda natës apo brenda javës, është fyerje për të gjitha klubet dhe ajo federatë sportive që bën gjëra të tilla, duhet shkarkuar që nga kryetari e komplet bordi sepse shkelen parimet me themelore sportive apo ia humb kuptimin nivelit garues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat