Nëse sportistët e heqin maskën për foto

Sporti

Nëse sportistët e heqin maskën për foto

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:58
Nëse sportistët e heqin maskën për foto

Me medalje dhe të maskuar në podium.

Ka qenë ky imazhi i ditës së parë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, me sportistët që e vendosnin vetë në qafë medaljen dhe mbanin maskë, për shkak të masave anti-Covid që janë marrë. Natyrisht që sportistët i hiqnin maskat fshehurazi pas ceremonisë, për të bërë sërish një foto kujtim me medalje dhe pa maskë.

Gjithsesi, nga sot ky rregull nuk ekziston më. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur të ndryshojë rregullin e ceremonisë.

Sportistët që ngjiten në podium për të marrë medaljen medaljen mund të qëndrojnë pa maskë për 30 sekonda, për të bërë fotografitë dhe më pas t’i vendosin sërish ato. IOC u shpreh se nuk ka asnjë problem nëse sportistët e heqin maskën për foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat