Lila: Po fituan medalje kuqezinjtë i pret Rama me buqeta me lule, por kujtoni Ilir Sulin…

Sporti

Lila: Po fituan medalje kuqezinjtë i pret Rama me buqeta me lule, por kujtoni Ilir Sulin…

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:02
Lila: Po fituan medalje kuqezinjtë i pret Rama me buqeta me lule, por kujtoni Ilir Sulin…

Kosova arriti sukses historik në Lojërat Olimpike duke fituar medalje ari në stilin e xhudos me sportisten Distria Krasniqi.

Sportistët shqiptarë nuk po sjellin rezultate të mira teksa tashmë janë eliminuar 3 prej tyre, Matvei Petrov, Indrit Cullhaj dhe Manuela Delilaj. Për këtë ka reaguar dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila i cili mban detyrën e Kreut të Shoqatës së Futbollistëve dhe njëkohësisht koordinator për sportin pranë Partisë Demokratike.

Në një status në ‘’Facebook’’, Lila akuzoi drejtpërdrejt KOKSH-in duke e cilësuar si dështim total politikën e ndjekur për sportistët.

Postimi i Andi Liës

Urime Kosova ?? urime Distria Krasniqi për medaljen e artë na bëre shumë krenar ??

Po Shqipëria?

Sa për dijeni Komiteti Olimpik Shqiptar ka një buxhet 900 mijë € në vit! Sa rezultate kemi marrë?

Shqipëria 109 vite shtet e dini sa medalje ari në olimpiadë ka? Zero medalje.

Kosova 13 vjet shtet e dini sa medalje ari olimpike ka? 2 medalje.

Jemi të një gjaku por jo të një mentaliteti.

Shteti Shqiptar ka dështuar totalisht në politikat sportive që ka ndjekur.

KOKSh ka dështuar në mënyrë spektakolare në organizimin e sportit në Shqiperi,aq më keq akuzohet për shpërdorime fondesh dhe korrupsion (që do i shkojmë deri në fund kësaj çështje).

Sportistët tanë që kanë fituar medalje në kampionatet botërore dhe europiane enden nëpër gjykata të marrin shpërblimin e merituar.

Me zemër uroj që Brikeni,Luiza,Erkandi,Izmiri e gjithë të tjerët të fitojnë medalje në olimpiadën e Tokyos dhe të na bëjnë krenarë, nëse do ktheheni me medalje do dali kryeministri t’ju presi në aeroport me buqeta lulesh, në këtë moment duhet të kujtoni Ilir Sulin. A.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat